19:31 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Action Bronson në Prishtinë, flet për jetën e tij dhe golat e Shaqirit e Xhakës ndaj Serbisë

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson ka mbajtur konferencë për media në Prishtinë, para koncertit që do ta ketë në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Ai para gazetarëe foli për shumë gjëra, jetën e tij, lidhjen me shqiptarët, prejardhjen.

Reperi i cili është për herë të parë në Kosovë tha se ka jetuar në Amerikë me familjen e tij prej 15 anëtarësh të gjithë shqiptarë.


‘Gjyshja ime ka qenë nga Shkupi, ajo bënte ushqimet më të mira në botë, kurse babai nga Gjilani’.

Action i pyetur për ndeshjen Serbi- Zvicër dhe golat e shënuar nga Xhaka dhe Shaqiri tha se është ndjerë tejet krenar.

‘Jam ndjerë tejet krenar, me kanë bërë të qaj. Sepse t’i dëgjosh rrëfimet e tyre për baballarët e tyre se si janë dëbuar në luftë, është diçka emoc ionuse”, tha reperi, transmeton Indeksonline.

Ndryshe ai tha se nuk di shqip vetë disa fjalë të perimeve.

Action do të performojë më 11 gusht./Indeksonline/