13:47 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Adelina Tahiri flet për operacionet plastike, thotë që është penduar

Adelina Tahiri këtë vit ka qenë një nga personazhet më të komentuara.

Martesa e saj me avokatin maqedonas, e më pas lindja e djalit kanë bërë që këngëtarja nga Maqedonia të jetë shpesh pjesë e mediave rozë, shkruan Indeksonline.

Por, Adelina shpesh është vënë në qendër të kritikave e komenteve edhe për operacionet plastike.

Ajo për herë të parë në lidhje me këtë ka folur përmes një videolive, ka treguar se e vetmja ndërhyrje që ka bërë janë buzët, e për të cilin veprim është penduar.

“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha”,- shprehet këngëtarja./Indeksonline/