23:40 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Adelina Tahiri tregon për herë të parë takimin me bashkëshortin e saj

Adelina Tahiri është mjaftë e përfolur që nga martesa e saj me avokatin e njohur, Serjozha Markov.

E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ ajo ka treguar për herë të parë takimin me bashkëshortin e saj, shkruan Indeksonline.

“Jemi takuar përmes një miku të përbashkët, ai u bë sebep për takimin tonë, ai është një njeri problematik dhe kishte kërkuar të merr leje për një armë dhe i duhej ndihma e Serzhojes pasi që ai është avokat” tha Adelina.

“Derisa unë isha në takim për kafe me miku tim në ato momente kishte ardhur Serzhoja, tani bashkëshorti im, i cili më kishte parë dhe pas ndihmës që i bëri mikut tonë si favor i kërkoj një takim për kafe me mua dhe ashtu ndodhi, unë u takova me të pas një viti e gjysmë insistimi”, u shpreh Adelina.

Ndryshe, Adelina para pak kohe u bë nënë për herë të parë./Indeksonline/