19:16 / E Premte, 31 Gusht 2018

Adelina Tahiri tregon se sa shumë dhurata ka marrë për lindjen e djalit

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ka treguar për dhuratat që ka marrë me rastin e lindjes së Jonit.

Në këto imazhe shohim veshje, pije dhe ëmbëlsira të cilat miqtë e këngëtares i kanë dërguar duke i uruar çdo të mirë.

Ndryshe, Adelina ka pak ditë që është bërë nënë kurse djalin e ka pagëzuar me emrin shqiptar, Jon./Indeksonline/