20:49 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Adem Demaçi tregoi arsyen pse nuk pranoi të nënshkruajë në Rambuje (Video)

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi i cili ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare, para shumë vitesh kishte sqaruar arsyen pse ai nuk pati nënshkruar marrëveshjen e Rambujes.

Në intervistën e parë të tij ai pati deklaruar se nuk ishte shkaktar mos-nënshkrimi i tij pse serbët kishin arritur në Kosovë. Demaçi e quan absurde lidhjen e emrit të tij me këtë çështje meqë siç thotë ai, serbët tashmë “vëlonin” në Kosovë.

“Me pretekst se gjoja të vijnë e të konsultohen me popullin, ishte qesharake se në katër anët kishte luftë…hali ishte diku tjetër, faktori ndërkomëbtarë e përdorëm këtë si pretekst për t`i dhënë Serbisë afat që Serbia ta pranonte atë marrëveshje dhe vetëm atëherë kur u bindën se Serbia nuk e nënshkruan atë, u bë ajo çka ndodhi. Trupat serbe kanë vëluar … mendoj se është absurde sikur Ademi është fajtor pse në Kosovë erdhën trupat serbe kur ata veç ekzistonin”, ka thënë ai në këtë intervistë, transmeton Indeksonline.

I pyetur se cila ishte arsyeja që marrëveshja e Rambujes ishte shtyer për tri javë, Demaçi ia kishte lënë fajin Bashkësisë Ndërkombëtare. Sipas tij, ata donin të kishin afat që t`i bënin trysni regjimit serb që ta nënshkruajnë marrëveshjne.

“Serbët kanë pasur mundësi për gjysmë ore të vijnë në Kosovë. Përforcimet janë një arsyetim plus. U shty për t`i lënë afat bashkësisë ndërkombëtare për t`i bërë trysni një regjimi serb që ta pranonte marrëveshjen e Rambujes. Delegacionit i bëhej presion…krejt ajo kohë ishte kohë e trysnive të mëdha që i bëhej regjimit serb … “, pati deklaruar Demaçi, transmeton Indeksonline.

Ndiqeni intervistën që veprimtari e kishte dhënë në RTK: