23:04 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ademi: Pele ishte hero i futbollit

Bota e futbollit është shokuar sonte me vdekjen e legjendes së futbollit Pele.

Brazilini vdiq sot në moshën 82 vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Pas vdekjes së legjendes së brazilit ka reaguar edhe Presidenti i futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi ka thënë se Pele ishte hero i futbollit, por me një modesti të jashtëzakonshme.

Shkrimi i plotë:

I dhimbshëm lajmi që sonte pushoi së rrahuri zemra e Legjendës së futbollit botëror, Pele!Edson Arantes do Nascimento – Pele, i njohur nga i gjithë globi si “Mbreti i Futbollit”, ishte vlerë e pakontestueshme e futbollit brazilian dhe botëror. Magjia e tij me topin bëri që ky sport të jetë i dashur për të gjithë anembanë botës.Pele do të kujtohet përjetësisht për gjithçka që i ofroi botës së futbollit, për emocionet e jashtëzakonshme që i dha shumë gjeneratave me paraqitjet e tij në fushën e gjelbër, por edhe si një frymëzues i papërsëritshëm për brezat e rinj. Pele ishte hero i futbollit, por me një modesti të jashtëzakonshme.Lamtumirë Legjendë!/IndeksOnline/