22:55 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Adoleshentët” e Barcës e përzënë Interin nga Liga e Kampionëve, kualifikohet Dortmundi

Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe do të vazhdoj të luaj në fazën e eliminimit direkt të Europa League.

Italianët nuk arritën të triumfojnë ndaj formacionit të dytë të Interit duke u mposhtur me rezultat 1-2.

Barca kaloi e para në epërsi me golin e Perez në minutën e 33-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Lukaku në fund të pjesës së parë.

Golin e fitores për Barcelonën e shënoi Ansu Fati në minutën e 87-të të ndeshjes.


Në ndeshjen tjetër, Dortmundi ka fituar ndaj Slavia Pragës me rezultat 2-1.

Golat për gjermanët i shënuan Sancho në minutën e 10-të dhe Brandt në minutën e 61-të.

Ndërsa për Slavian realizoi Soucek në minutën e 43-të të ndeshjes.


Barcelona mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 14 pikë, katër më shumë se Dortmundi.

Interi mbetet në vendin e tretë me 7 pikë, derisa Slavia e fundit me 2 pikë. /IndeksOnline/