14:11 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Afër mbylljes marrëveshja me Sergej

Është drejt mbylljes telenovela “Sergej Milinkovic-Savic”.

Mesfushori që në Itali kërkohet nga Juventus dhe Milan, ndërsa jashtë Italisë, nga Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United.

Sipas shtypit italian, ai do të nënshkruajë rinovimin me Lazio-n deri në fund të 2023-it dhe do të përfitojë një rrogë të dyfishtë, të denjë për një “top player”: 3 milionë euro në sezon.