13:21 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Afërdita Dreshaj e lumtur në krahët e bashkëshortit, i bën një premtim

Afërdita Dreshaj e cila së fundi kurorëzojë dashurinë me hokeistin e njohur çek Jakub Kindle, është duke i shijuar ditë më të lumtura bashkëshortore.

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, nuk heziton që dashurinë për bashkëshortin ta shfaq në publikë, shkruan Indeksonline.

I tillë ishte edhe postimi i fundi i bërë nga ana e modeles në faqen e Instagramit.

Afërdita përmes një imazhi ku shfaqet në përqafim të bashkëshortit ka bërë një premtim dashurie për milionerin e njohur.

‘Në krahët e tu përgjithmonë’ ka shkruar Dreshaj në mbishkrimin e fotografisë./Indeksonline/