Afërdita Dreshaj e merr bashkëshortin çek në dasma shqiptare
Një nga lajmet më të komentuara të shoë biz-it shqiptar gjatë këtij viti ishte padyshim martesa e modeles dhe këngëtares shqiptare Afërdita Dreshaj me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në Miami, një ceremoni private mes miqsh e mysafirësh.
Duket që dyshja janë mjaftë të dashuruar në njëri-tjetrin, ku pavarësisht angazhimeve ata kalojnë edhe çaste të shumta së bashku, shkruan Indeksonline.
Ata mbrëmë ishin mysafirë në një dasmë tek familja e Afërditës, një dasmë tipike shqiptare, ndërsa ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj.
Një fotografi me ndjekësit e saj nga kjo ceremoni ka ndarë vet modelja në llogarinë Instagram, ku të dy duken mjaftë të ëmbël dhe elegant./Indeksonline/