09:00 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Afërdita fillon festën e fundit të beqarisë në Las Vegas (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj po numëron ditët e fundit të  beqarisë.

Kurse festa vetëm sa ka filluar për të dhe miket e saj, transmeton Indeksonline. Këtë e ka bërë të ditur vet Afërdita përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”.

Modelja shqiptare ka bërë të ditur që festa e saj do të filloj në qytetin e Las Vegasit, kurse ka publikuar edhe imazhe me miket e saj.

Ndryshe, Afërdita do të martohet me hokeistin çek, Jakub Kindl në 29 qeshor./Indeksonline/