15:52 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Agim Veliu dhuron çelësat e shtëpisë së re familjes nga Podujeva

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu për nder të festës së Kurban Bajramit ka dhuruar çelësat e shtëpisë së re familjes së Halim Blakçorit nga fshati Letanc.

Veliu i ka uruar shëndet e mbarësi familjes e cila do ta gëzoj shtëpinë e re, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, i dhuruam çelësat e shtëpisë së re familjes së Halim Blakçorit nga fshati Letanc.

Kësaj familje i uroj shëndet e mbarësi dhe ta gëzojnë shtëpinë e re!

Shtëpia për familjen Blakçori është ndërtuar nga afaristi llapjan Ragip Mustafa./Indeksonline/

 

 

 

Temat: