16:42 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Agjenda e aktiviteteve të Kosovës dhe Maltës para ndeshjes të së enjtes

Pas më shumë se një ore, Kombëtarja kosovare do ta zhvillojë seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Maltën.

Në kuadër të ndeshjes së tretë në Ligën e Kombeve, të enjten, Kosova do të përballet me Maltën.

Skuadra e Bernard Challandes më pas do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe të dielën për t’u përballur me këtë Kombëtare, transmeton IndeksOnline.

Tani, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar agjendën e Kombëtares kosovare si dhe asaj të Maltës para ndeshjes të së enjtes.

E hënë, 08 tetor 2018

18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (e hapur për media 15 minuta)

Stadiumi “Fadil Vokrri”

E martë, 09 tetor 2018

11:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (e hapur për media 15 minuta)

Stadiumi “Fadil Vokrri”

18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (e hapur për media 15 minuta)

Stadiumi Fadil Vokrri

E mërkurë, 10 tetor 2018

17:15 – Konferenca për media e Maltës Stadiumi “Fadil Vokrri”

18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Maltës (e hapur për media vetëm 15 minuta)

Stadiumi “Fadil Vokrri”

19:00 – Konferenca për media e Kosovës – stadiumi “Fadil Vokrri”

19:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (e hapur për media 15 minuta)

Stadiumi “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/

Temat: