16:18 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Agjenti i Bale takohet me drejtuesit e Realit, së shpejti merret vendimi

Gareth Bale mund të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati veror.

Anësori që ia solli titullin e tretë me radhë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar dy gola ndaj Liverpoolit, është afër t’i lë “mbretërit”, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Sky Sport”, agjenti i uellsianit është duke u takuar me drejtuesit e Real Madridit, dhe së shpejti do të merret vendimi për të ardhmen.

28-vjeçari është duke u kërkuar nga shumë klube, përfshi gjigantët nga Premierliga, si Chelsea, Manchester United dhe City.

Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013. Ai ka zhvilluar afro 150 paraqitje dhe ka shënuar 70 gola./IndeksOnline/