09:05 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Agjenti i Barellas në Trigoria, Roma dëshiron kopjen e Nainggolan

Deri më sot drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka qenë i angazhuar më shumë në operacione të vogla të tregut, si dhe në menaxhimin e politikës së brendshme dhe nuk ka lëvizur ende me hapa vendimtar.

Por, Monchi ka lëvizur rreth lojtarëve që pritet të largohen, të cilët paraqesin kushtin e duhur ( dhe jo të mjaftueshëm ) për ardhjen e lojtarëve të ri në staf.

Të hënen do të ketë një takim midis drejtorit sportiv dhe trajnerit në Trigoria për të marrë në shqyrtim situatën dhe veçanërisht ofertat. Deri më tash Roma ka pasur takime ndërmjetëse, por asnjë propozim zyrtar.

Një ditë më parë është parë në në Trigoria agjenti i Nainggolan dhe Barellas.

Nainggolan, i cili është fokusi i vëmendjës për çështjen e Vitit të Ri, dhe Barella – talenti i Cagliarit për të cilin Monchi po mendon ta sjell në Romë.

Barella është një lojtar me karakteristika të ngjashme me Naninggolan, i cili poashtu kishte luajtur në Cagliari, në të njejtën pozitë. Ai është 20-vjeçar por është një nga talentët kyç në sardenjë, ndërsa çmimi i tij është rreth 30 milionë euro. /IndeksOnline/