16:18 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Agjenti i Dzekos niset drejt Londrës!

Agjenti i Edin Dzekos, Irfan Redzepagic është nisur drejt Londrës për të biseduar me drejtuesit e Chelseat.

Sipas disa gazetarëve, agjenti i futbollistit boshnjak e ka marr aeroplanin e tij dhe është nisur drejt Londrës, ku gjatë ditës së nesërme (e martë), do të takohet me drejtuesit e Bluve të Londrës.

Dzeko është pranë Chelseat, kështu një transferim i tij në “Stamford Bridge” mund të ndodh gjatë ditës së nesërme.

Përveç Dzekos, Chelsea është afër marrëveshjes edhe me mbrojtësin anësor, Emerson./IndeksOnline/