08:49 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj plot sharmë dhe stil në imazhin e radhës

Agnesa Vuthaj cilësohet si një nga femrat më të bukura shqiptare.

Ish-Missi njihet edhe për stilin e bukur të veshjes dhe çdo herë mundohet të sjell trendët e reja të modës, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja nga Istogu, është mjaft aktive në rrjetet sociale duke u shëndërruar edhe në një blogere mjaftë e ndjekur.

Agnesa së fundi ka treguar se po qëndron në Itali, dhe nga atje ka publikuar një imazh në të cilin shfaqej tejet e lumtur dhe më e bukur se kurrë më parë.

Ndryshe, Agnesa ka edhe në linjë të çantave në emrin e saj./Indeksonline/

Temat: