23:59 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Aguero: Ky ishte idhulli im…

Sergio Aguero mund të jetë rritur duke parë futbollistë që adhuroheshin në Argjentinë, por sulmuesi tregoi se idhulli i tij nuk kishte të njëjtën kombësi me të. Ndërsa Diego Armando Maradona dhe Gabriel Batistuta luanin ende me kombëtaren, Aguero pranoi se kur ishte fëmijë admironte sulmuesin e Anglisë, Michael Owen.

Michael Owen ka qenë idhulli i Liverpool

Pavarësisht se Owen shënoi një gol nga Argjentinës në Kupën e Botës 1998, Aguero deklaroi se ish-sulmuesi i Liverpool ishte ai që ndiqte me admirim kur filloi të shihte futboll në Buenos Aires. “Mua gjithmonë më ka pëlqyer Premier League, që kur kam qenë fëmijë. Shikoja shumë Liverpool, sepse Michael Owen ishte idhulli im. Kur isha shtatë apo tetë vjeç doja të bëhesha si ai.” – pranoi “El Kun”.

Owen shënoi ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 1998

Ashtu si Owen, që shpërtheu në vitin 1997 me Liverpool, kur ishte vetëm 18 vjeç, edhe Aguero që në atë moshë u bë i njohur në futbollin europian, kur shkoi te Atletico Madrid, klub me të cilin shënoi më shumë se 100 gola përpara se të kalonte te Manchester City në Angli, ku sot cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë të planetit.