75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Serbia të ndalë sulmet ditore si dhe lobimin për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se dialogu do të vazhdojë vetëm pasi që Kosova të tërheqë vendimin për taksa ndaj mallrave serbe.

Sipas Ahmetit, edhe pala kosovare duhet të bëjë kërkesë që Serbia të ndalë libimin për tëheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bënë në baza ditore, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Vucic paska thënë që dialogu vazhdon vetëm pasi Kosova të tërhjekë vendimin për taksa në mallrat serbe.

Atëherë edhe ne duhet të themi që dialogu vazhdon vetëm pasiqë Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bën në baza ditore.