Akordoi penallti, gjyqtari serb dërgohet në burg (Video)
Gjyqtari i ndeshjes Spartak – Radnicki (2-0), Srdan Obradovic është arrestuar pas një penalltie inekzistente që ka dhënë në favor të vendasve.
Pas shumë kontrolleve të videove është cilësuar se gjyqtari ka gabuar dhe nuk kishte as idenë se pse është dhënë penalltia, shkruan indeksonline.
Autoritet serbe janë duke dyshuar se gjyqtari mund të jetë ndikuar nga bastoret për këtë rast.
Ky është një rast shumë i veçantë që një gjyqtar të arrestohet shkaku i gabimit në fushë. /IndeksOnline/