16:14 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pejani dënohet me 3 vjet burg se mbajti me dhunë shtetasen çeke

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 3 vjet burg Q.B për veprën penale kufizim i kundërligjshëm i lirisë, mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë.

I pandehuri Q.B është shpall fajtor për shkak se më 20 maj në fshatin  Raushiq, të Pejës në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria shtetasen e Republikës Çeke, e cila derisa ishte duke hipur në automjetin e shokëve të saj për të udhëtuar në Republikën e Çekisë, i pandehuri e kap për flokësh dhe duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit e largon nga shokët e saj dhe e mbyll në shtëpi duke e kërcënuar që të mos kontaktojë me askënd në të kundërtën do t’ia vras familjen dhe të dashurin në Çeki.

Deri kur pas tre ditësh e njëjta arrin që ta lajmërojë me telefon policinë çeke, ashtu që Policia e Kosovës e njoftuar përmes Interpolit e ka identifikuar vendndodhjen e saj dhe e ka liruar. Me rastin e arrestimit të tij, këtu i pandehuri në Stacionin Policor në Pejë, kanos seriozisht personat zyrtar me fjalët “në momentin e parë që do të dal krejt policët që më kanë arrestu do t’i vras” .”

Me çka ka kryer veprat penale kufizim i kundërligjshëm i lirisë, mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje.