21:49 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet cisterna, 12 tonë çokollatë vërshojnë autostradën (Video)

Një kamion që përmbante çokollatë me qumësht u aksidentua duke derdhur çokollatën në gjithë autostradën.

Shoferi u plagos rëndë pasi HGV u rrëzua në rezervën qendrore dhe u përmbys.

Dymbëdhjetë ton çokollatë dolën jashtë rrugës dhe shpejt filluan të ngurtësohen. Zjarrfikësit deklaruan se ishte më keq se akulli dhe dëbora për ta hequr.

Aksidenti plotësisht e mbylli autostradën A2 ndërmjet Poznanit dhe Konin, në Poloni.

“Shoferi i kamionit që mbante çokollatë me qumësht për arsye të panjohura goditi barrierat në autostradë që shkaktuan përmbysjen e kontejnerit dhe derdhjen e lëngut të ëmbël në të gjitha autostraden”, tha zëdhënësja e policisë Marlena Kukawska. /Indeksonline/