20:55 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksion në kujtim të personave të pagjetur

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë (YIHR), aktualisht po mban një aksion simbolik në kujtim të personave të pagjetur të Kosovës që nga periudha e luftës së fundit.

Të rinjtë po performojnë me pianon dhe violinë  në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjersa në një ekran të vendosur pranë tyre po shfaqen emrat e mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shumica e të zhdukurve janë shqiptarë ndërsa ka edhe romë dhe serbë për fatin e të cilëve ende nuk dihet.