14:40 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksion policor në Strugë, arrestohet edhe një tjetër trafikant

Ka përfunduar në pranga edhe personi me iniciale M.K, i cili ndërkohë që vuante dëmin për vrasje në burgun e Strugës nuk ka qëndruar në qelinë e tij.

Ai është arrestuar gjatë mesditës pas ndërhyrjes së njësive speciale në një banesë ku qëndronte i strehuar. Pavarësisht se duhej të ishte në qeli ai ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike, njoftojnë burimet e ALSAT.

Policia ka arrestuar disa persona gjatë një aksioni të madh policor kundër shpërndarësve të drogës dhe kontingjenteve të krimit në Strugë. Sipas informatave të para të ALSAT, nga një operacion në Livadhi dhe në Strugë, disa persona janë shoqëruar, dhe thuhet se një prej tyre është edhe drejtori i burgut të Strugës. Armend Shaqiri, sipas dyshimeve të para, jo vetëm që ka shpërdoruar detyrën duke lënë në liri dy shpërndarës droge, por dyshohet se me persona të tjerë i ka mbështetur ata me logjistikë për veprimtarinë e jashtëligjshme.