Zgjidh gjuhën

Aktivisti i VV-së publikon fakte për shkarkimin e Valdrin Ahmetit (Dokument)

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzon Kastrati që është edhe vëllai i kreut të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar në lidhje me një shkrim të Valdrin Ahmetit, aktivist i VV-së, dikur edhe drejtues i sekretariatit për logjistikë dhe IT.

Sipas Kastratit, Ahmeti ka thënë shumë të pavërteta në shkrimin e tij.

“Valdrin Ahmeti e paska shkruar një status shumë të gjatë me shumë të pavërteta. Pothuajse nuk ka as edhe një fjali ku ai nuk gënjen. Futja e datave të ndryshme, për ta krijuar përshtypjen se statusi i tij është i saktë, nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e dobët për mashtrim”, ka thënë Kastrati.

Ai madje  statusit të tij në facebook i ka shtuar edhe një vendim të Komisionit Disiplinor të Lëvizjes i cili e shkarkoi Valdrinin nga të gjitha funksionet në Lëvizje për shkak të keqpërdorimeve të donacioneve për Lëvizjen duke i përvetësuar ato.

“Sidoqoftë, unë e di që të gjithë ju që e njihni Valdrinin i dini këto që unë i thash. Por, për juve që nuk e njihni, për të treguar sa kredibil është, po e bashkëngjis vendimin e Komisionit Disiplinor të Lëvizjes i cili e shkarkoi Valdrinin nga të gjitha funksionet në Lëvizje për shkak të keqpërdorimeve të donacioneve për Lëvizjen duke i përvetësuar ato”, ka shkruar Kastrati.

Për fund, ai thotë se një gjë e ka kërkuar edhe më herët e po e përsëritë edhe tani: “Mos i përdorni emrat e aktivistëve të vdekur për betejën tuaj të tmerrshme sepse po e shpërfaqni që jeni tejet të paskrupullt”./Indeksonline/

Të fundit nga IndeksOnline