75 Mall Live Search
13:35 / E Enjte, 23 Prill 2026 / G T

Akuza të rënda ndaj tij, Rafa Leao reagon në rrjetet sociale: Nuk është e vërtetë!

Sulmuesi portugez i AC Milanit, Rafael Leao, ka reaguar publikisht pas raportimeve që e lidhin emrin e tij me një hetim në Itali me një rrjet prostitucioni.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Leao ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në këtë çështje, duke theksuar se emri i tij është përmendur në mënyrë të padrejtë në media dhe platforma të ndryshme, shkruan Indeksonline

“Dua të sqaroj qartë se jam plotësisht i palidhur me faktet që janë objekt i këtij hetimi. Nuk jam i implikuar dhe nuk kam kryer asnjë shkelje,” ka deklaruar ai.

Futbollisti gjithashtu u bëri thirrje publikut dhe mediave që të shmangin përhapjen e informacionit të pasaktë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së vërtetës dhe jetës private.

Leao konfirmoi se tashmë ka angazhuar avokatin e tij për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër çdo personi apo platforme që vazhdon të shpërndajë informacione të rreme apo që dëmtojnë reputacionin e tij./Indeksonline/