22:39 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Alergjia ndaj spermës, ja çka duhet të dini

Nëse jeni prekur nga alergjia ndaj spermës së partnerit, ju do të keni kruajtje në vaginë pas marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, barku juaj mund të ndihet i fryrë dhe të ndjeni dhimbje ose djegie.

Megjithatë, alergjia e spermës është e rrallë. Një ndjenjë e kruarje pas seksit ka shumë më shumë gjasa të shkaktohet nga ndonjë infeksion.

Rreth tre për qind e grave me probleme të fertilitetit kanë një alergji të spermës, kështu që vlen të bëni një kontroll te mjeku.

Ekspertët nuk kanë ende një përgjigje se çfarë e shkakton alergjinë nga sperma. Mund të jeni të prekshëm nëse zakonisht jeni të prirë ndaj alergjive ose keni pasur infeksione.

Alergjia e spermës mund të prekë edhe burrat. Në fakt, nëse alergjia e spermës po e bën të vështirë për t’u konceptuar, ka më shumë gjasa që partneri juaj të ketë një problem. Ai mund të ketë zhvilluar antitrupa që sulmojnë spermën e tij.

Kjo mund të ndodhë nëse sperma e tij ka pasur kontakt me gjakun e tij, ndoshta si pasojë e infeksionit ose lëndimit. Meqenëse gjaku dhe sperma zakonisht nuk përzihen, kjo do të ketë nxitur sistemin e tij imunitar të prodhojë antitrupa të spermës.

Zakonisht nuk rekomandohet trajtimi për të shtypur antitrupat e tij.