12:59 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Alexis Sanches, ka vendosur për të ardhmen e tij larg Manchester United-it

Sanchez ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Manchester United, duke u rikthyer në Itali.

Ai do të mund të transferohet në Juventus por të interesuar për të janë edhe Napoli dhe Interi, transmeton Indeksonline

Solskjaer kishte thënë se pret që Sanchez, do të mbetet në Old Trafford, mirëpo duket janë të hapur për oferta.

Alexis ka shënuar deri tashti 32 gola në ndeshjet me United-in, kurse tashti sapo është rikthyer në stërvitje pas një pushimi për shkak se ka luajtur në Copa America, kurse tashti dëshiron të largohet nga klubi anglez për ta gjetur një klub tjetër ku mund të ketë më shumë hapësirë për lojë./Indeksonline/.