12:29 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Allegri, Realit: Jo faleminderit!

Allegri ndihet mirë në Torino. Ky është një lajm i mirë për gjithë tifozët e Juventus. Megjithatë pas kësaj historie ka një prapaskenë të madhe. Italiani i ka thënë jo Realit të Madridit.

Max e konsideron Juventusin si shtëpinë e tij dhe gëzon besimin maksimal të stafit drejtues të bardhezinjve, që e mbrojti aq shumë në fillimet e tij në Vinovo mes skepticizmit, e që e ka mbështetur gjithmonë në momente të vështira.

Gjithë skenari ishte përgatitur nga Adriano Galiani, një mik i vjetër i presidentit të Realit, Florentino Perez.

Galiani ka telefonuar Alegrin, me të cilin ruan gjithashtu raporte të shkëlqyera, për ti ofruar pankinën e madrilenëve por mesa raporton “Gazzetta dello Sport”, përgjigja e Alegrit ka qenë e thjeshtë “ Jo falemindërit, ndihem mirë në Torino”. /IndeksOnline/

Temat: