11:24 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alternativat e Enriques pas pensionimit të Piques nga Kombëtarja spanjolle

Pensionimi internacional i Gerard Piques nuk do të ri-konsiderohet, duke e lënë trajnerin, Luis Enriquen në një situatë të vështirë për zëvendësuesin e mbrojtësit të Barçës në Kombëtare.

Në muajin shtator, ish-trajneri i Barcelonës do të debutojë me Kombëtaren spanjolle, dhe do të duhet të eksplorojë për opsione në mbrojtje, transmeton IndeksOnline.

Sergio Ramos do të vazhdojë si kapiten i Kombëtares, megjithatë mbetet e paqartë se kush do të jetë partner i tij në qendër të mbrojtjes te ”Furia e Kuqe”.

Nacho Fernandez dhe Cesar Azpilicueta janë kandidatët potencial bazuar në faktin se ata ishin pjesë e skuadrës së Julen Lopeteguit në Kupën e Botës në Rusi.

Image result for pique spain

Por, Enrique tashmë e ka bërë të qartë se tifozët mund të presin befasi në termat e përzgjedhje, pasi që ai mund të bëjë ftesa të papritura.

Njëri prej emrave që mund të rikthehet në Kombëtaren spanjolle është Marc Bartra, i cili është rikthyer në formën e tij optimale që prej se u largua drejt Real Betisit nga Borussia Dortmund.

Javi Martines gjithashtu mund të jetë opsion për Enriquen pasi që anëtari i Bayern Munich është zgjedhja e parë në mbrojtje përkrah Mats Hummels te Bayern Munich.

Aftësitë e tij janë të padiskutueshme dhe ai mund të bëjë tranzicion nga partneriteti, Pique – Ramos, duke e ndryshuar vijën e mbrojtjes.

Image result for javi martinez spain

Për fund, edhe mbrojtësit e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez, Yeray dhe Unai Nunez konsiderohen opsione për Enriquen./IndeksOnline/