09:02 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ancelotti, ka mundësinë e fundit kundër Milanit dhe Liverpoolit

Napoli po kalon një formë jo të mirë nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Skuadra e De Laurentis nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Serie A, shkruan Indeksonline.

Drejtuesit e skuadrës i kanë dhënë mundësinë e fundit teknikut italian në dy ndeshjet e radhës.

Ai ende ka besimin e skuadrës, por ndeshja kundër Milanit dhe Liverpoolit do të jetë testi i fundit.

Nëse nuk del mirë në këto ndeshje, atëherë De Laurentis do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit. /IndeksOnline/