13:54 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Anëtarët e SDP-së përkrahin koalicionin me kancelaren Merkel

Anëtarët e Partisë Social-Demokrate (SPD) në Gjermani kanë votuar në favor të krijimit të një koalicioni së bashku me partinë e Unionit Kristian-Demokrat (CDU) të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Njoftimin e ka bërë të ditur zyra e SPD-së, nga selia qendrore në Berlin, pasi janë numëruar edhe votat e nisura me postë.

Votimi i 460,000 anëtarëve të partisë, i jep fund krizës politike pesë mujore në vendin më të famshëm të Bashkimit Evropian.

Pas numërimit të votave, ka rezultuar se 66 përqind të pjesëtarëve të Partisë Social-Demokrate kanë mbështetur një bashkëpunim me konservatorët e Merkelit.

Ky do të jetë mandati i katërt për kancelaren Merkel, pas formimit të qeverisë së re.

Parlamenti pritet të takohet javën tjetër për ta rizgjedhur Angela Merkel si kancelare të Gjermanisë.