20:13 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Anita dhe Ramushi të lumtur së bashku, shijuan ditën e fundit me diell

Në sheshin kryesor në Prishtinë sot është mbajtur ecja tradicionale në nder të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Dhjetëra qytetarë, fytyra publike, e shoqëri civile morën pjesë në këtë marsh.

Në mesin e tyre ishin edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita, shkruan Indeksonline.


Ata këtë ditë e shfrytëzuan edhe për një fotografi. Derisa kryeministri elegant, e Anita sportive, të ulur pranë shtatores së Skënderbeut ata duken tejet në disponim.

‘Duke shijuar ditën e fundit me diell’, ka shkruar Anita në këtë imazh./Indeksonline/