75 Mall Live Search
20:03 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Apeli për mërgimtarët kosovarë: ‘Mos kaloni nga kjo pjesë, kjo është arsyeja’!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi ka vizituar nga afër sot punimet në pikën kufitare në Mërdare, bashkë me UD, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha.

Atje ai ka takuar edhe komandantin e Stacionit Policor dhe përfaqësues të Doganës.

Gashi pas takimeve ka mbajtur një fjalë rasti para mediave duke bërë të ditur se pika kufitare në Merdare, e cila ende është duke u punuar, nuk do të mund të lëshohet deri në shtator për shkak të ngecjeve në punime.

“Sot erdhëm të vizitojmë dinamikën e punëve të investimeve të Unopsit, për faktin se ka disa ngecje, ka qenë e planifikuar që kjo pikë kufitare të lëshohet në fund të qershorit, mirëpo për arsye objektive nuk kanë arritur që të përfundojnë punët. Jemi në fazën e rëndësishme të fillimit të sezonës së ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga mërgimi dhe kjo është një nga pikat më frekuentuese, përkatësisht pjesa më e madhe  e mërgimtarëve e shfrytëzojnë këtë pikë të kalimit kufitar. Për të parë nga afër se cilat janë sfidat që përballet aktualisht kjo pikë kufitarë, zyrtarët policor dhe doganat për të reflektuar karshi këtyre sfidave.  Siç u informuam sot punimet do të zgjasin deri në shtator dhe nuk pritet që kjo pikë kufitare të lëshohet deri në shtator. Këto ngecje vijnë edhe si rezultat i disa sfidave të cilat kanë ardh për shkak të raporteve aktuale me Republikën e Serbisë dhe të cil at kanë ndikuar që disa punë dhe dinamika e punëve të tyre të ketë ngecje”, ka thënë ministri.

Ai po ashtu pati një porosi për gjithë bashkatdhetarët që kanë vendosur të kalojnë për nga Mërdarja për të ardhur në pushime në Kosovë.

“Shfrytëzojë nga rasti që bashkatdhetarëve tanë që vijnë nga perëndimi, shfrytëzojnë pikat tjera kufitare përkatësisht pikë kalimeve tjera për arsye pritjet në këtë pikë,  se sipas informacioneve që kemi, nga stacioni dhe komandanti i pikës kufitare janë diku 30 minuta. Policia është e mobilizuar, policia dhe dogana dhe përdorin edhe mundësi dhe lehtësira megjithatë për shkak të punimeve dhe infrastrukturës rrugore pritje mund të ketë”, ka thënë ministri Gashi.

Ndërkaq, UD, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha ka thënë se Merdarja dhe finalizimi i punimeve në të janë të rëndësishme sidomos për implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, derisa tha se kur të funksionalizimet Mërdarja do të jetë shembull për rajonin.

“Kjo pikë e kompletuar me dëshirën tonë që sa më parë të arrijmë atë do jetë një shembull i mirë për të gjithë në rajon se si duhet organizuar veprimtarinë e agjencive kkrete me autorizime konkrete në pikat e kalimit kufitar”, ka thënë ai.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ishte arritur në Bruksel gjatë bisedimeve teknike me Serbinë.