11:44 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Apostolova shprehet e shqetësuar për grevën në arsim

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian, Natalyia Apostolova, është deklaruar e shqetësuar për grevën njëditore që po mbahet në të gjitha shkollat e vendit.

“Sot u njoftova për grevën e SBAShK-ut me kërkesat e tyre për rritjen e pagave. Jam e shqetësuar për këto veprime të shërbyesve civil. Nëse dëshirojmë të kemi ndryshime dhe reformë në arsim atëherë duhet të ketë ndryshim në administratë publike”, ka thënë Apostolova, transmeton Indeksonline.

Këto komente Apostolova i bëri sot gjatë prezantimit të raportit “ Zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë në vitin 2017”, nga Qendra për Arsimin e Kosovës.