75 Mall Live Search
23:37 / E Martë, 07 Prill 2026 / Gj Sh

Arbeloa pas humbjes: Është për të ardhur keq

Real Madrid ka pësuar humbje para tifozëve vendas në ”Santiago Bernabeu” nga Bayern Munich, me rezultat 1-2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Leaague.

Trajneri i ”Los Blancos”, Alvaro Arbeloa ishte i dëshpëruar për këtë humbje, por është i bindur se mund të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë ndeshjen e kthimit në ”Allianz”, shkruan IndeksOnline.

“Në këtë nivel, nëse e humb topin në zona të rrezikshme, do të duhet të paguash për këtë. Është për të ardhur keq. Real Madridi mund të fitojë në çdo stadium në botë. Ne kemi shpresë”, ka deklaruar Arbeloa pas ndeshjes.

Ndeshja e kthimit mes Bayern Munich dhe Real Madrid zhvillohet me 15 prill./IndeksOnline/