12:34 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arbër Vllahiu propozohet për mision diplomatik në Pragë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës, në të cilën janë aprovuar një mori projektligjesh, raporton Indeksonline.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli tha gjatë mbledhjes ka propozuar që Arbër Vllahiu të emërohet si i ngarkuar për misione diplomatike në Pragë.

Në këtë mbledhje u aprovuan disa pika. E para ishte pezullimi i vendimit për rritjen e pagave, që mori aprovimin e gjithë ministrave.

Projektligjet e miratuara janë:

-projektligji për gjykatat,

-projektligji për këshillin Gjyqësor të Kosovës,

-projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

-projektligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve./Indeksonline/

 

 

Temat: