08:19 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zëdhënësi i Haradinajt propozohet për mision diplomatik në Pragë! – Qeveria jep detaje të reja!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë javë  aprovoi një mori projektligjesh. Me këtë rast, ka propozuar se zëdhënësi i ekzekutivit, Arber Vllahiu të ngarkohet për misione diplomatike në Pragë.

Në një përgjigje për “Indeksonline”, zyra për media e Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se është marrë vendim që t’i propozohet të parit të shtetit që  Vllahiu të emërohet  për mision diplomatik në Republikën Çeke.

“Qeveria merr vendim që ti propozojë Presidentit, që ta dominojë për të vepruar me punë me Ambasadën e Republikës së Kosovës me Republikën Çeke në Pragë dhe porsa të marrë miratimin e Presidentit, pra z.Vllahiu do të jetë diplomat kosovar në Republikën e Çekisë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Më tej, Qeveria “Haradinaj” ka treguar se kur pritet të nis punën zëdhënësi i saj në këtë post.

Sipas ekzekutivit, Vllahiu është njeriu i duhur që të kryejë këtë detyrë të re.

“Po, normalisht që z.Vllahiu është i njohur për publikun, është gazetar shumëvjeçar për mediat ndërkombëtare dhe është njëri ndër njohësit e mirë të fushës. Ne si Qeveri përkatësisht jemi një profil publik që z.Vllahiu e përfaqëson Kosovën në misionin e diplomacisë. Sa i përket asaj se kur do të filloi punën, është çështje thjesht me diskursionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në fund të Qeverisë “Haradinaj”.

Ndryshe, në mbledhje të qeverisë u miratuan disa pika.

Projektligjet e miratuara janë: -projektligji për gjykatat, -projektligji për këshillin Gjyqësor të Kosovës, -projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, -projektligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve./Indeksonline/