09:45 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vllahu: Prishtinës po i kthehet prona e saj dhe dinjiteti

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Arber Vllahiu ka mirëpritur propozimin që Pallati i Rinisë të kaloj në menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

Vllahiu është shprehur se Prishtinës po i kthehet prona e saj dhe dinjiteti, shkruan Indeksonline.

“Prishtinës po i kthehet prona e saj dhe dinjiteti. Pas projekt-Ligjit për Prishtinën, qeveria Haradinaj merr vendim për t’i kërku Kuvendit që ta heq Pallatin e Rinisë prej kompetencave të AKP dhe ta autorizojë Qeverinë për ta regjistru si ndërmarrje publike nga ajo shoqërore. Pallati do t’i kthehet qytetarëve të Prishtinës. Edhe në fushatë para zgjedhore kemi premtu se e bëjmë Prishtinën kryeqytet. Urime Prishtinë” ka shkruar Vllahiu në facebook./Indeksonline/