07:58 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arbër Zeneli më i miri kundër Ishujve Faroe, por cili ishte më i dobëti?

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme mbrëmë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes është përballur me vendin ishullor në kuadër të ndeshjes së dytë në grupin 3 në League D të këtij kompeticioni.

Pas barazimit në Baku me Azerbajxhanin, Kosova mbrëmë bindshëm Ishujt Faroe me rezultat, 2-0, transmeton IndeksOnline.

Golat për ”Dardanët” i shënuan Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu – dhe dy golat erdhën në fillim të pjesës së dytë pas sulmeve të njëpasnjëshme.

Tani, WhoScored ka publikuar notat e lojtarëve të të dyja Kombëtareve, ku Arbër Zeneli është vlerësuar me notën më të madhe – 7.9, që e bën atë ”yll të ndeshjes”.

Të gjithë lojtarët e Kosovës u vlerësuan për një paraqitje të mirë mbrëmë, përveç Dionis Avdijajt, i cili u vlerësua me notën 6.5 pas disa ngecjeve që pati në fushën e lojës.

Në përgjithësi, WhoScored e ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës mbrëmë me notën, 7.04, ndërsa atë të Ishujve Faroe me notën, 6.34./IndeksOnline/