18:06 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Arbëria pëson humbje në miqësore nga skuadra shqiptare

Skuadra e Arbërisë sot ka zhvilluar një miqësore kundër ekipit nga Liga e Parë e Shqipërisë, Burreli.

Klubi nga Lipjani u mposhtë me rezultat 0:1 nga Burreli në stadiumin e Obiliqit “Agron Rama”, transmeton Indeksonline.

Arbëria, që këtë sezon po luan për herë të parë në Superligë, ka befasuar të gjithë me paraqitjet e saj. Pas 5 ndeshjeve ata janë renditur në pozitën e dytë me 8 pikë.

Kurse, Burreli po e pret nisjen e sezonit në Ligën e Parë në Shqipëri./Indeksonline/