09:02 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Argëtohen derisa gjakosen, pamje të tmerrshme të përleshjes së qenve në Kosovë

Një tubë e njërëzve janë mbledhur për të parë një shfaqje që në Kosovë po vazhdon të praktikohet.

Në një hapsirë të improvizuar, shihen disa meshkuj diku në Pejë, duke u argëtuar me luftën mes qenëve e cila shkon deri në gjakosje, shkruan Magazina.al

Në pamjet nga kjo përleshje e qenëve që po vazhdon të praktikohet ende në Kosovë, shihen se si dy qenë të racës pitt-bull, futen në një “kafaz” të iprovizuar për të parë se cili prej tyre po e gjakos tjetrin.

Pa pikë ndjeshmërie, kjo praktikë primitive ndiqet me entuziazëm nga shikuesit e mbledhur, ndërsa pronarët e qenëve i mësojnë qentë e tyre se si të luftojnë më ashpër gjatë përleshjes.

Ndryshe, Policia e Kosovës shpesh ka ndërhyrë në këto gara, duke i ndaluar ato.

Temat: