20:45 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Argjentina Ramosaj me projekt të ri, e paralajmëron bashkëshorti i saj (Foto)

Pas një pauze të gjatë, kjo pas lindjes së djalit të saj, këngëtarja kosovare Argjentina Ramosaj u kthye edhe më fuqishëm në skenën muzikore, shkruan Indeksonline.


Para dy muajve ajo lansoi projektin “Hush”, ndërsa së fundmi erdhi edhe me bashkëpunimin me reperin Vig Poppa me “Bad Boy”.

Por këngëtarja nuk do të ndalet me kaq. Është bashkëshorti i saj Dukagjin Fetahu ai që përmes një instastory ka paralajmëruar që Argjentina shumë shpejtë do të vij me një tjetër projekt.

Dukagjini shfaqet në një studio muzikore, ndërsa ka shkruar “Bad Boy” tjetra hini n’furrë./Indeksonline/