14:58 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ariana Grande nuk mund ta harroj ish të dashurin, vazhdon ta përkujtoj

Reperi Mac Miller ndërrojë jetë në muajin shtator, vdekja e tij preku shumë njerëz e më e lënduara për vdekjen e tij ishte ish e dashura Ariana Grande.

Këngëtarja e njohur ende nuk ka arritur të pajtohet me faktin se Miller ka ndërruar jetë, shkruan Indeksonline.

Herë pas here ai po vazhdon ta rikujtojë atë, edhe në një postim të bërë së fundi Grande sjelli disa kujtime të tij. Në një imazh këngëtarja shihet duke përkëdhelur qenushin e Miller ndërsa kishte veshur një bluzë në të cilën shkruante ‘Unë nuk jam reper’, të njëjtë me atë që reperi kishte veshur më parë.

Ndërkohë, Ariana në kohën kur ndërrojë jetë Mac Miller, ishte e fejuar me aktorin Pete Davidson me të cilin u nda para pak kohësh./Indeksonline/

 

Temat: