12:15 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ariana shkëlqeu mbrëmë me elegancën dhe stilin e saj unik (Foto)

Duke qenë bashkëshortja e një këngëtari sigurisht që edhe mediat i ke pas.

Por Ariana, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut gjithnjë komentohet për të mirë. Një grua e zonja, nënë e kujdesshme e femër me shumë stil, këto janë tiparet që e karakterizojnë atë, shkruan Indeksonline.

Ariana edhe kësaj radhe nuk ka shpëtuar nga komentet. Ajo mbrëmë shkëlqeu në koncertin e Sabri Fejzullahut.

Me një palë komplete ngjyrë bronzi me të zeza, të dizajnuara deri në detajet e fundit, e me plotë elegancë, ajo më të vërtetë ngjau në një yll të vërtetë./Indeksonline/