19:48 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Arpagjik’t” i japin afat 24 orë kryesisë së Lirisë që të dorëhiqet

Liria ka pasur njërin nga sezonet më të dështuara vitet të fundit ku edhe përfundoi në Ligën e Parë.

Tifozët e skuadrës nga Prizreni po vazhdojnë me protesta në zyrat e klubit ku po kërkojnë largimin e kryesisë.

Ata i kanë dhënë afat 24 orë kryesisë që të paraqesë dorëheqjen ose nuk do të largohen nga stadiumi.

Ky është njoftimi i tifozëve:

Sot ishim prezent sërish në stadionin Përparim Thaqi .

Neve na është kërkuar që të presim deri sot për shkarkimin e këti personi mirëpo ai nuk ishte prezent sot në zyret e klubit kjo e tregon fytyren e vërtet të ti .

Ne sot dëshirojmë të jemi të kjart niher e mir nëse brenda 24 ore nuk del lajmi që ai është shkarkuar ne do të vijojm me akcionin e rradhës ku nuk do të lëvizim më nga stadioni.

Gjdo gjë është e negociushme përveq dorëheqjes së ti .

Arpagjik’t Prizren
21 Gusht 2019