08:55 / E Premte, 08 Qershor 2018 / k.v

Arrestohen 15 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së enjtes ka arrestuar 15 persona në raste të ndara për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet sipas policisë janë kryer në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të njëjtat është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Më urdhër të këtij të fundit, 12 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/