09:56 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen 19 persona nga Policia e Kosovës

Janë arrestuar 19 persona të dyshuar nga Policia e Kosovës për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe rajone të ndryshme të vendit brenda 24 orëve të fundit.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit, 12 janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/