11:36 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj, i bëjnë për spital dy policë

Në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.

Si pasojë e sulmit të dy zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësorë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/