14:59 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohen hajnat që vidhnin derivate nga “Bechtel-Enka”

Policia ka arrestuar gjashtë persona të cilët vidhnin derviate dhe materiale ë tjera në punishten e kompanisë “Bechtel-Enka”, në Hani i Elezit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Policisë së rajonit të Ferizajt arrestimi i tyre ka ardhur pas një pune operative, ku edhe kanë konfiskuar 400 litra derivate e shumë të tjera si prova materiale, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i policisë: 

Pas një pune të suksesshme operative, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve të Ferizajt kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në punishtet e kompanisë ,,Bechtel-Enka” muajve të fundit.

Raportet e para flasin se K.T 35 vjeç ,N.K.30 vjeç,D.K.23 vjeç,M.K. 38 vjeç,E.R. 20 vjeç dhe H.L. 40 vjeç,  nën dyshimin e bazuar se në mënyrë të organizuar dhe në vazhdimësi kanë kryer vjedhjen e derivateve dhe materialeve tjera në punishtet e kompanisë ,,Bechtel-Enka”.

Sot hetuesit policorë kanë bërë kontrollimin e gjashtë lokacioneve të ndryshme në komunën e Hanit të Elezit ,ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:

-400 litra derivate

-një bure e metaltë

-35 bidonë plastike për derivate

-pompa dhe gypa plastikë për nxjerrjen e derivateve nga rezervuari

-si dhe një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Me respekt:

Toger  Agim Gashi

Zyra Rajonale për  Informim

DRP Ferizaj